Aktualitet

Kapen 256 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, pas ndjekjes, arrestohet shoferi

17 Tetor 2021, 09:08 Nga DOSJA
Kapen 256 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, pas ndjekjes,

GREQI– Policia greke ka kapur 256 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Policia ka pikasur një automjet i cili vinte nga kufiri i gjelbër dhe në momentin kur i ka bërë shenjë për të ndaluar, drejtuesi i automjetit ka shtuar shpejtësinë për tu larguar.

Mjeti u ndalua në Prevezë pas ndjekjes nga policia. Shoferi u arrestua menjëherë e më pas nisën kontrollet në mjet, në të cilin u gjetën 8 çanta me nga 42 pako, të cilat përmbanin 265 kg 310 gram marijuanë.

Në banesën e shoferit dhe në automjet u gjetën edhe dy pako të vogla me 6.9 gram heroinë. Po ashtu, është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, një tjetër shtetas grek, i cili është kapur në Aitiloakarnania.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet droge droge e sekuestruar droge ne kufi kufiri greqi shqiperi droge droge e sekuestruar droge ne kufi kufiri greqi shqiperi

Sondazh

Poll