Aktualitet

Sekuestrohen 11 kg kanabis, policia e Vlorës shpall në kërkim dy persona

17 Tetor 2021, 10:42 Nga DOSJA
Sekuestrohen 11 kg kanabis, policia e Vlorës shpall në kërkim dy

VLORË– Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim dy persona për posedim lënde narkotike. Në shtëpitë e 27-vjeçarit me iniciale A.H. dhe 57-vjeçarit me iniciale H.C. u gjetën dhe u sekuestruan 11 kilogramë kanabis sativa. Policia vijon kërkimin e tyre, ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

“Vlorë/Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Shpallen në kërkim dy poseduesit e lëndës narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra, se dy shtetas posedonin në banesë lëndë narkotike, kanë organizuar punën, duke ushtruar kontroll në banesat e dy shtetasve A. C, dhe H. C., në fshatin Hadëraj, Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e dy shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 11 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. C., 27 vjeç dhe H. C., 57 vjeç, dhe vijon puna intesive për kapjen e tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.”

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 2 persona ne kerkim policia vlore sekuestrohen 11 kg kanabis 2 persona ne kerkim policia vlore sekuestrohen 11 kg kanabis

Sondazh

Poll