Aktualitet

Vodhi dosjet! Gjykata lë në burg drejtorin e pronave në Vlorë, Bardhyl Gjika

17 Tetor 2021, 08:07 Nga DOSJA
Vodhi dosjet! Gjykata lë në burg drejtorin e pronave në

VLORË– Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Bardhyl Gjikën, drejtorin e Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, i cili dyshohet se ka falsifikuar formularët për regjistrimin e një pasurie në Vlorë.

Për specialistin e kësaj drejtorie, Kreshnik Mino, Gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërkohë që për shtetasin Spiro Dumi masa e arrestit do të bëhet në ambientet e spitalit. Këta 3 persona dyshohet se kanë falsifikuar formularët e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një trualli, në fshatin Dhërmi dhe më pas për të mos u zbuluar ky kalim i pronës në mënyrë jo të rregullt, kanë inskenuar grabitjen e dosjeve të zonës bregdetare.

Drejtori i kësaj zyre Bardhyl Gjika, specialisti Kreshnik Mino si dhe Spiro Duni dyshohet se inskenuan vjedhjen për të mbuluar falsifikimin e pronës në bregdet ndërsa ende nuk dihet kush është personi që hyri nga dritarja dhe për tre minuta me ekzaktësine dikujt që orientohet në një mjedis të njohur gjeti dosjen e mori dhe doli nga dera.

Grabitja ndodhi mbrëmjen e 11 nëntorit ku persona janë futur brenda institucionit dhe kanë marrë dy dosje pronash, që i përkasin zonës turistike në Dhërmi. Ka qenë roja i këtij institucioni, i cili mëngjesin e 12 tetorit ka konstatuar grabitjen e zyrave ndërkohë që dyshohet se grabitësit janë futur nga një dritare e zyrave që tashmë ka një pistë për të, pasi mund të jetë lënë hapur nga dy zyrtarët tashmë të prangosur.

Policia i arrestoi mëngjesin e së premtes 2 zyrtarët e lartë në Drejtorinë e Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në qarkun e Vlorës.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bardhyl gjika kreshnik mino spiro duno bardhyl gjika kreshnik mino spiro duno

Sondazh

Poll