Aktualitet

Vrasja në Peqin/ 45-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, mori dy plumba

17 Tetor 2021, 11:15 Nga DOSJA
Vrasja në Peqin/ 45-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e djeshme,

PEQIN– Personi i cili u gjet i pajetë ditën e sotme në Peqin, është vrarë mbrëmjen e djeshme. Viktima ka marrë dy plumba, pasi në trup ka plagë në shpinë dhe një në brinjë.

Zona ku është gjetur 45-vjeçari nuk është e banuar, nuk ka ndriçim dhe as kamera sigurie. Mësohet se personi i cili është gjetur i pajetë nuk është banor i zonës. Autorët mund ta kenë kryer vrasjen në një vend tjetër dhe trupin kanë vendosur ta lënë pikërisht pranë lumit Shkumbin. Trupi i tij është dërguar në morgun e Elbasanit ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbuluar identitetin dhe autorët që kryen krimin.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u gjet ditën e sotme nga policia në lagjen Çezmë, në afërsi të lumit Shkumbin.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet 45-vjecari peqin person i pajete ne peqin vrasje në peqin ekzekutohet 45-vjecari peqin person i pajete ne peqin vrasje në peqin

Sondazh

Poll