Aktualitet

VD/ Basha: Flisni për satelitë kur njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë

17 Tetor 2021, 08:30 Nga DOSJA
VD/ Basha: Flisni për satelitë kur njerëzit nuk kanë

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar ditën e sotme në “Tëitter” një mesazh nga fjala e mbajtur gjatë seanca së fundit në Kuvend. Basha theksoi ditën e enjte se “nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave, kundër status quo-së, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, për çdo shqiptar”. Basha thotë se shqiptarët nuk kanë bukë për të ngrënë ndërkohë që qeveria po flet për satelitë.

“Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”.

Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave, kundër status quo-së, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, për çdo shqiptar??✌️ pic.tëitter.com/eFSXV36R9l

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 17, 2021

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha pd seance plenare 14 tetor 2021 lulzim basha pd seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll