Sport

VIDEO / Castillejo duke qarë: “Isha te dera, por fati donte që të qëndroja këtu…”

17 Tetor 2021, 05:54 Nga DOSJA
VIDEO / Castillejo duke qarë: “Isha te dera, por fati donte që

ITALI – Anësori spanjoll Samu Castillejo, ishte lojtari që ktheu fatet e ndeshjes Milan-Verona. Kur rezultati ishte 1-2, në minutën e 76-të ai fitoi një penallti, të cilën Kessie e shndërroi në gol, duke barazuar në 2-2. Dy minuta më vonë, Gunter shkaktoi autogol dhe 3-2 për kuqezinjtë. Në “San Siro” entuziazëm dhe lot kënaqësie në fushë… Castillejo nuk e përmbajti veten…

“Lotët e mi janë akumulimi i shumë gjërave, në nivelin e familjes dhe gjithë të tjerave. Nuk e kam pasur të lehtë, jam i lumtur se kam qenë në gjendje të ndihmoj ekipin, shokët e mi të skuadrës, për këto tri pikë,”- u shpreh pas ndeshjes ai.

Për të thënë, se Samu Castillejo ishte mesfushori i Milanit, më i miri në fushë. “Këtë verë unë isha më shumë jashtë se brenda, për zgjedhjet e klubit dhe trajnerit. Ata që më njohin e dinë se qëndrimi im është të stërvitem në maksimum, të mos them asgjë jashtë vendit, të jem atje kur të keni nevojë . Sot shkoi shumë mirë”.

A ka hakmarrje në ato lotë? “Unë kam qenë këtu për gati katër vjet, kam ardhur kur Milani ishte keq, tani ne kemi arritur të ndryshojmë gjithçka. Edhe kur gjërat shkojnë keq, shokët e skuadrës të bëhen edhe më shumë si familje. Ndihem shumë i lumtur për shokët e mi të skuadrës, kujdesem shumë për ata”.

Kur një lojtar është në treg ai përfundimisht largohet. Doni të qëndroni këtu, pse? “Në fund është edhe fatin që më mban të lidhur me këtë fanellë. Eshtë e vërtetë që këtë verë isha në derë, por në fund fati donte që unë të qëndroja këtu për të ndryshuar situatën. Jam shumë i lumtur, unë nuk kam fjalë për të shprehur atë që isha në gjendje të bëja sot. Eshtë vërtet e vështirë, nuk është një situatë e lehtë, sepse familja është larg, unë kujdesem shumë për to. Sot dhashë gjithçka që kisha brenda”.

Samu Castillejo crying ? pic.twitter.com/zOEI3pAo6R

— UCL_IN (@Samirr72) October 16, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport gunter më i miri në fushë mesfushori i milanit milan-verona samu castillejo san siro gunter më i miri në fushë mesfushori i milanit milan-verona samu castillejo san siro

Sondazh

Poll