Sport

Broja në historinë e Southamptonit, ja rekordi që ka thyer

16 Tetor 2021, 18:19 Nga DOSJA
Broja në historinë e Southamptonit, ja rekordi që ka thyer

ANGLI-Armando Broja hyn në librin e rekordeve të Premier Ligës që në ndeshjen e tij të parë si titullar në elitën e futbollit anglez. Sulmuesit të përfaqësueses shqiptare iu deshën pak më shumë se 50 minuta në fushë që të dërgonte topin në rrjetë dhe kjo bëri që ai të vendoste një rekord të ri në kampionat.

Në klubin e Sauthempton, emri i tij nuk do të harrohet për një kohë të gjatë pasi sipas “OPTA”, në moshën 20 vjeç e 36 ditë, Armando Broja u bë lojtari më i ri i këtij klubi i cili shënonte gol në Premier League në ndeshjen e debutimit si titullar.

 

20 – Aged 20 years and 36 days, Armando Broja is the youngest player to score on his first Premier League start for Southampton. Opportune.

— OptaJoe (@OptaJoe) October 16, 2021

Një statistikë domethënëse duke llogaritur se Sauthempton është një skuadër që ka qenë shpesh mes ekipeve të Premier Ligës dhe ka pasur në përbërje emra të cilët më pas janë bërë shumë të njohur në arenën ndërkombëtare. Broja i ishte afruar disa herë golit duke luajtur si zëvendësues, por më në fund e gjeti atë në duelin e parë si titullar me klubin e tij.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport broja southampton broja southampton

Sondazh

Poll