Sport

Gol dhe i gjithë stadiumi në këmbë/ Armando Broja është idhulli i tifozëve të…

16 Tetor 2021, 16:55 Nga DOSJA
Gol dhe i gjithë stadiumi në këmbë/ Armando Broja

ANGLI-Southampton ka marrë fitoren e parë në Premier League duke fituar 1-0 ndaj Leeds. Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Armando Broja. Sulmuesi kuqezi zbriti për herë të parë si titullar në këtë sezon të kampionatit anglez dhe në fund arriti t’ia shpërblente në mënyrën më të mirë trajnerit.

Në minutën e 53-të, Redmond jep një asist fantastik për Brojën që më portën bosh nuk e kishte të vështirë për ta dërguar në rrjetë. Sulmuesi kuqezi u dëmtua gjatë momentit të golit, por vijoi më pas lojën rregullisht.

Në minutën e 81-të, Broja del nga fusha pasi u dëmtua sërish dhe i la vendin ëalcott. Në momentin e zëvendësimit i gjithë “St. Mary’s Stadium” u ngrit në këmbë për të duartrokitur sulmuesin shqiptar që i dha fitoren e parë Southampton për këtë sezon, ndërsa edhe vetë Broja shënoi golin e tij të parë në Premier League.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport broja southampton broja southampton

Sondazh

Poll