Sport

Lazio fiton me përmbysje, por Inter është i zemëruar: tension dhe përplasje në fushë

16 Tetor 2021, 18:10 Nga DOSJA
Lazio fiton me përmbysje, por Inter është i zemëruar:

ITALI-Përmbysje e hidhur në Romë për Simone Inzaghin, trajnerin e Interit që u mund 3-1 nga ish-skuadra e tij Lazio. Java e 8 e Serie A prodhoi gjithçka! Kartona, nerv, por në fund skuadra e Sarrit doli triumfuese. Hysaj do të shkaktonte penallti ndaj Barellas, ndërsa Perisic në minutën e 12′ do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Një pjesë e parë e kontrolluar mirë nga Inter, ndërsa në të dytën, Lazio mori frenat e lojës dhe Immobile barazoi në minutën e 64′ nga penalltia. Një realizim i tillë bëri me krahë lacialët të cilët shënuan në minutën e 81′ me Felipe Anderson, por ky gol shkaktoi polemika pasi lojtarët e Interit prisnin ta nxirrnin topin për shkak se një lojtar zikaltër ndodhej i dëmtuar.

Një situatë që për disa minuta shkaktoi kaos, ndërsa arbitri Irrati ndëshkoi katër lojtarë me kartona të verdhë. Milinkovic Savic në minutën e 91′ shënoi golin e tretë për Lazion. Inter pëson humbjen e parë në Serie A,ndërsa Lazio shkon në vendin e 5-të në kuotën e 14 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter lazio inter lazio

Sondazh

Poll