Sport

Nga 0-2 në 3-2/ Milan bëhet “DJALL” ndaj Veronës! Kuqezinjtë mes mungesave…

16 Tetor 2021, 20:56 Nga DOSJA
Nga 0-2 në 3-2/ Milan bëhet “DJALL” ndaj Veronës!

ITALI-Milan arrin të bëjë një kryevepër në “San Siro”. Në javën e 8 të Serie A kuqezinjtë përmbysin Veronën vetëm në 45 minutat e dyta, ku kuqezinjtë po mundeshin me shifrat 0-2.Gianluca Caprari do të shënonte në minutën e 7′, ndërsa në të 24-tën minutë, një ndërhyrje e gabuar e Romagniolit detyroi arbitrin të akordonte një 11 metërsh për miqtë. Nga pika e bardhë Antonin Barak mposhti portierin Tatarusanu duke e çuar rezultatin në 2-0

Pjesa e dytë rezervoi një tjetër spektakël. Ekipi i Milanit doli me tjetër frymë nga dhomat e zhveshjes. Ishte Olivier Giroud ai që ngushtoi rezultatin në 2-1 në minutën e 59′, ndërsa në të 76-tën, Castillejo fiton 11-metërsh dhe Kessie u tregua i saktë përballë portierit Montipo.

Një autogol i Gunter, bëri që në tribunat e San Siro të nisë festa dhe në tabelë të tregohej rezultati 3-2.Kuqezinjtë mbeten ende të pamposhtur në kampionat dhe e shohin veten të parët në renditje një pikë më shumë se Napoli që është një ndeshje më pak.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport milan verona milan verona

Sondazh

Poll