Sport

Debutim për tu harruar për Ranierin, Liverpool shkatërron Watford

16 Tetor 2021, 13:33 Nga DOSJA
Debutim për tu harruar për Ranierin, Liverpool shkatërron Watford

ANGLI– Liverpool ia del të fitojë në javën e 8 të Premier League. Ekipi drejtuar nga Jurgen Klopp nuk tregon mëshirë ndaj Watford, skuadrës së Claudio Ranierit që e kishte ndeshjen e parë në stol. Mane në minutën e 9’ dhe Firmino në të 37-ën shënuan për Liverpool.

Edhe pjesa e dytë nisi vrullshëm për “the reds”, që shënuan edhe dy herë të tjera me Firmino e Salah në minutat 52’ dhe 54’, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes dhe duke menduar për të menaxhuar energjitë për sfidën e ardhshme.

Gjithsesi në sekondat e fundit pati kohë edhe për një gol të 5-të për Liverpool, që u shënua sërish nga Firmino, i cili kompletoi tripletën personale dhe mori topin e ndeshjes në shtëpi. Liverpool ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me 18 pikë, ndërsa Ranieri ka ende shumë punë për të bërë me Watfordin e tij.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport jurgen klopp liverpool jurgen klopp liverpool

Sondazh

Poll

Sport 16 Tetor 2021, 10:14

Një tjetër zviceran në stolin e Kosovës?

KOSOVE – Ka filluar valsi i trajnerëve për pankinën e Kosovës pas largimit të zviceranit Challandes pak ditë më parë pas humbjes me Gjeorgjinë.Më i fundit...