Sport

“Nuk mundem më”! Vetëm 5 javë në stolin e Laçit, Vukicevic deklaron se nuk do të…

16 Tetor 2021, 14:34 Nga DOSJA
“Nuk mundem më”! Vetëm 5 javë në stolin e

KURBIN-Dejan Vukiçeviç është larguar si trajner i Laçit. Trajneri i kurbinasve deklaroi publikisht dorëheqjen në prononcimin e dhënë për Supersport.Tekniku i bardhezinjve zgjodhi të përfundonte këtu aventurën në krye të pankinës laçiane pas humbjes 1-0 në shtëpi kundër Egnatias. Ai falënderoi presidentin Laska për mundësinë e dhënë, si dhe vuri theksin se fati kishte qenë kundër tij dhe ekipit.

“E vërteta është që nuk e kuptoj sepse kemi luajtur mirë në pjesën e parë. Kishim 3-4 raste të qarta, për fat të keq nuk shënuam dhe në pjesën e dytë s’ishim aty. Nuk besoj që e meritojmë këtë humbje, por në futboll ndodh diçka e tillë.

Zgjidhja? Është e vështirë, është shumë e komplikuar. Ia bëra të qartë lojtarëve që kjo s’është situata që donim. Kemi bërë lojëra të mira në ndeshje, kemi bërë gabime individuale. Fakt është që ne kemi vetëm 2 pikë. E qartë që nëse një klub ndodhet në këtë situatë, është e qartë që trajneri duhet ta lërë klubin dhe të dalë nga kjo situatë.

Dua të falënderoj të gjithë grupin, kemi bërë gjithçka. Kam pasur marrëdhënie të mira, por kur nuk ke rezultate të mira, fati i trajnerit dihet. Falënderoj presidentin për mundësinë e dhënë, pres shumë shpejt të ringrihen dhe të rikthehen në rrugën e tyre”, përfundoi ai.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport laçi vukicevic laçi vukicevic

Sondazh

Poll

Sport 16 Tetor 2021, 10:14

Një tjetër zviceran në stolin e Kosovës?

KOSOVE – Ka filluar valsi i trajnerëve për pankinën e Kosovës pas largimit të zviceranit Challandes pak ditë më parë pas humbjes me Gjeorgjinë.Më i fundit...