Sport

Egnatia fut në telashe Laçin, Kastrioti shijon fitoren e parë ndaj Skënderbeut

16 Tetor 2021, 14:24 Nga DOSJA
Egnatia fut në telashe Laçin, Kastrioti shijon fitoren e parë

KAMËZ- Kastrioti ia del të marrë fitoren e parë pas 5 javësh kampionat ndaj Skënderbeut. Takimi zhvilluar në Kamëz përfundoi me shifrat 2-0 me golat e Bashës dhe Ramit.

Pas një pjese të parë ku u ndalën nga portieri Rexhepi, krutanët kaluan në avantazh me Bashën në minutën e 65′, ndërsa Rami realizoi vetëm 6 minuta nga përfundimi i takimit. Shkon në vendin e 7 skuadra e Kastriotit në kuotën e 4 pikëve.

 

LACI-EGNATIA 0-1

Laçi zhgënjen sërish. Egnatia surprizon në transfertë skuadrën kurbinase duke fituar me shifrat 0-1 dhe merr një tre pikësh me mjaft vlera. Një pjesë e parë pa gola, ndërsa në të dytën, ritmi i vendasve ra ndjeshëm dhe nga kjo përfituan djemtë e Maganit, që shënuan golin e fitores 15 minuta para fundit, me brazilianin Pedro Augusto.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport egnatia kastrioti laçi egnatia kastrioti laçi

Sondazh

Poll

Sport 16 Tetor 2021, 10:14

Një tjetër zviceran në stolin e Kosovës?

KOSOVE – Ka filluar valsi i trajnerëve për pankinën e Kosovës pas largimit të zviceranit Challandes pak ditë më parë pas humbjes me Gjeorgjinë.Më i fundit...