Sport

Milan në hall ndaj Veronës, Ibra “shtrëngon dhëmbët” dhe…

16 Tetor 2021, 12:51 Nga DOSJA
Milan në hall ndaj Veronës, Ibra “shtrëngon

ITALI-Zlatan Ibrahimovic kthehet në dispozicion të Stefano Piolit. Klubi i Milanit ka konfirmuar grumbullimin e suedezit në ndeshjen që kuqezinjtë do të luajnë sot ndaj Veronës në orën 20:45.

Në konferencën për shtyp Stefano Pioli ishte i pavendosur për mundësinë e grumbullimit të sulmuesit, por në fund gjendja e suedezit e bindi teknikun. Zlatan Ibrahimovic, mungon që nga data 12 shtator, dita kur suedezi shënoi ndaj Lazios në 31 minuta lojë.

Lojtarët për Milan-Verona

Portierët: Jungdal, Tatarusanu. Mbrojtësit: Ballo-Touré, Kalabria, Conti, Gabbia, Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Tomori. Mesfushorët: Bennacer, Castillejo, Kessie, Krunic, Saelemaekers, Tonali. Sulmues: Giroud, Ibrahimovic, Leao, Maldini, Pellegri, Rebic.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ibrahimovic milan verona ibrahimovic milan verona

Sondazh

Poll

Sport 16 Tetor 2021, 10:14

Një tjetër zviceran në stolin e Kosovës?

KOSOVE – Ka filluar valsi i trajnerëve për pankinën e Kosovës pas largimit të zviceranit Challandes pak ditë më parë pas humbjes me Gjeorgjinë.Më i fundit...