Aktualitet

Banorët e pallatit në Astir: Do ishim djegur të gjithë, s’ka shkallë emergjence

16 Tetor 2021, 11:58 Nga DOSJA
Banorët e pallatit në Astir: Do ishim djegur të gjithë,

TIRANË – Ngjarja e rëndë e ditës së sotme në Astir ku apartamenti u përfshi nga flakët, bëri që Hava Osmënaj të hidhej nga dritarja për të shpëtuar pasi flakët kishin bllokuar totalisht çdo dalje tjetër. Por kjo ngjarje mund të ishte kthyer në një tragjedi për banorët e tjerë të pallatit. Të shqetësuar ata thonë se mund të ishin djegur të gjithë pasi pallati nuk ka shkallë emergjence dhe se jeta e tyre ishte në rrezik nga zjarri që përfshiu apartamentin sot në mëngjes.

Do ishim djegur të gjithë si miu. Nuk kemi shkallë emergjence që të dalim nga tymi. Të marrin masat, të shikojnë shkallën e emergjencës “, thotë një banore për “Ora News”.

Flakët e zjarrit kanë prekur dhe apartamentet e tjera në pallat çfarë ka bërë që disa nga banorët të marrin ndihmë mjekësore, pasi tymi u kishte prekur mushkëritë.

LAJMI KRYESOR: Astir/ Djali i vë flakën banesës, vdes e ëma 62 vjeç, doli por u kthye për të birin

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet astir hava osmënaj klodian osmënaj zjarr ne astir astir hava osmënaj klodian osmënaj zjarr ne astir

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2021, 11:31

Goditi policin, në pranga 43-vjeçari në Tiranë

Arrestohet një 43 vjeçar në Tiranë pasi ka goditur në krye të detyrës një punonjës policie.“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Po...