Aktualitet

Kishin bërë gati 10 kg kanabis për të shitur, pranga të riut në Fier, në një tjetër

16 Tetor 2021, 10:48 Nga DOSJA
Kishin bërë gati 10 kg kanabis për të shitur, pranga të

FIER– Një 20-vjeçar, i identifikuar si Irdi Haxhiu(Bajraktari) ka rënë në pranga gjatë operacionit  “Hoxhara”, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, Përparim Smira. Gjatë operacionit të koduar “Hoxhara”, pas një informacioni të marrë, Policia gjeti në banesën e të prangosurit 10 kg kanabis gati tu shitur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.  Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga një nga autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore për dy shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe e kishin bërë gati për shitje, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hoxhara”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. S., në fshatin Hoxharë e Re, shërbimet e Policisë kanë gjetur shtetasin I. H. (B)., i cili është bashkëpunëtor me shtetasin P. S në këtë veprimtari kriminale si edhe u gjet dhe u sekuestrua 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa gati për tu shitur.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. H. (B)., 20 vjeç, banues në fshatin Hoxharë e Re, Fier. U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P. S., 42 vjeç, banues në Hoxharë e Re, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet irdi haxhiu(bajraktari) operacioni "hoxhara" përparim smira irdi haxhiu(bajraktari) operacioni "hoxhara" përparim smira

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2021, 11:31

Goditi policin, në pranga 43-vjeçari në Tiranë

Arrestohet një 43 vjeçar në Tiranë pasi ka goditur në krye të detyrës një punonjës policie.“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Po...