Aktualitet

Plagosja në Laç/ Policia po e kërkonte, arrestohet 27-vjeçari

16 Tetor 2021, 08:24 Nga DOSJA
Plagosja në Laç/ Policia po e kërkonte, arrestohet

KURBIN – Policia e Kurbinit, nëpërmjet operacionit policor “Sanxhaku” ka arrestuar ditën e sotme Kadri Kurtaj, nga Sanxhaku i Kurbinit.

27-vjeçari, i cili kërkohej nga policia pasi në datën 14 tetor kishte plagosur në Laç me armë 25 vjeçarin E. P, kishte shkuar të fshihej në shtëpinë e dajës së tij, A.K.

Policia kontrolloi shtëpinë e tij ku gjeti dhe automatiku me të cilin ai e kishte qëlluar, por vetë Kurtaj nuk ishte aty. Policia gjeti gjithashtu edhe një pushkë, disa mjete plasëse si kapsolla, tritol dhe gjithashtu 1.3kg lëndë narkotike.

Gjyakta e Kurbinit ka marrë për të masën e dënimit me burg për vrasjen në tentativë dhe armëmbajtjen pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor “Sanxhaku”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin, për kapjen e personave të shpallur në kërkim më rrezikshmëri shoqërore. Kapet dhe ndalohet një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor “Sanxhaku”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: K. K.(I.), 27 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 14.08.2021, në qytet Laç, për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. P.(T) dhe më pas është larguar nga vendngjarja për në banesën e dajës së tij, shtetasit A. K.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia për kapjen e 27 vjeçarit, në banesën e shtetasit A. K., i cili u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes më datën 14 gusht 2021, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi K. K.(I) kishte plagosur 25 vjeçarin shtetasin E.P.(T). Gjithashtu, po në banesën e shtetasit A.K, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë tjetër e llojit pushkë, 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27 vjecari arrestohet 27 vjecari ne kurbin gjykata e kurbinit kurbin arrestohet 27 vjecari arrestohet 27 vjecari ne kurbin gjykata e kurbinit kurbin

Sondazh

Poll