Aktualitet

VD-PD thirrje SPAK: Hetoni urgjentisht shkaktarët e krizës, rëndojnë qytetarët

16 Tetor 2021, 09:45 Nga DOSJA
VD-PD thirrje SPAK: Hetoni urgjentisht shkaktarët e krizës,

TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar edhe njëherë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të nisë hetimet lidhur me krizën energjetike. Në një dalje për mediat, deputetja e PD-së, Ilda Dhori tha se në 3 tendera, që sipas tyre janë korruptive u shkaktua një dëm prej 40 milionë eurosh, ndërsa shton se nuk bëhet fjalë për krizë por për keqmenaxhim të qeverisë.


DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA ILDA DHORI

Prej ditësh qeveria po përpiqet të shesë si krizë energjie, krizën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të KESH dhe OSHEE. Pas kësaj krize, qeveria po përpiqet të fshehë përgjegjësitë e saj, për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet shumica e familjeve shqiptare dhe sipërmarrësit e ndershëm, që nuk konkurojnë dot në një ekonomi jo konkuruese, të përqëndruar në pak duar. Që kjo është një krizë korrupsioni dhe jo energjie, kuptohet edhe nga zgjedhjet e papërgjegjshme që qeveria ka bërë vetëm midis muajve shtator dhe tetor. Sepse ndërkohë që flasin për krizë, u kanë shkaktuar qytetarëve shqiptarë një dëm ekonomik prej 40 milionë eurosh.

1) 10.6 milionë euro për blerjen e energjisë me çmimin më të lartë se bursa nga ana e OSHEE;

2) 12 milionë euro, duke përzgjedhur kompaninë me ofertën më të shtrenjtë për tunelin e Llogarasë;

3) 17.4 milionë euro, duke përzgjedhur ofertat më të shtrenjta për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Pra, të nderuar qytetarë, kriza për të cilën flasin, është për ju, jo për qeverinë. Sepse ndërkohë që varfëria, papunësia, çmimet dhe listat nëpër dyqane rriten, qeveria vazhdon të dëmtojë interesat e qytetarëve shqiptarë. Partia Demokratike ka denoncuar dhe do të denoncojë të gjitha skandalet e kësaj qeverie dhe i bëjmë thirrje SPAK të hetojë me përparësi këto shpërdorime, me taksat e shqiptarëve duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Qytetarët e vendit më të varfër në Europë, nuk mund të paguajnë nga xhepat e tyre abuzimet e qeverisë më të korruptuar në Europë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ilda dhori kriza energjitike ne shqiperi ilda dhori kriza energjitike ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2021, 11:31

Goditi policin, në pranga 43-vjeçari në Tiranë

Arrestohet një 43 vjeçar në Tiranë pasi ka goditur në krye të detyrës një punonjës policie.“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Po...