Aktualitet

Ekzekutoi nënkomisarin, Aldi Rama kishte kallëzuar 3 policë për dhunë, po hetohet

16 Tetor 2021, 09:16 Nga DOSJA
Ekzekutoi nënkomisarin, Aldi Rama kishte kallëzuar 3 policë

LEZHË– Aldi Rama, 21-vjeçari që ekzekutoi oficerin e krimeve Saimir Hoxhën, kishte dorëzuar edhe ai një kallëzim penal në Prokurorinë e Lezhës. I riu pretendonte se efektivët e Policisë e kishin dhunuar dhe keqtrajtuar, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Gazetari Ervis Hila ka bërë me dije se hetimet lidhur me këtë çështje po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve janë marrë në pyetje efektiv dhe oficer të policisë, të cilët kishin bërë ndalimin e Aldi Ramës. I riu, para se të vetëvritej ishte ballafaquar edhe me efektivët që pretendonte se e kishin dhunuar, megjithatë asgjë nuk u provua. Rama e kishte referuar çështjen pas 2 muajsh, e për këtë arsye nuk mund të bëhej një raport mjeko-ligjor.

Kjo çështje penale i është bashkuar edhe hetimit për ekzekutimin e oficerit të policisë Saimir Hoxha, por nuk ka rezultuar që 40-vjeçari të ketë qenë pjesë e grupit të policisë që kanë arrestuar më herët 21-vjeçarin. Megjithatë kjo mund të shpjegojë përse i riu kishte “mllef” ndaj uniformave blu, duke bërë rezistencë në kontrollon rutinë që i kishte kërkuar Hoxha.

Ky i fundit, u qëllua nga i riu pasi i kërkoi që të dilte nga mjeti për ta kontrolluar bashkë me shokët e tij. Pasi qëlloi mbi efektivin dhe e la të vdekur në vend, Aldi Rama mori mjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur nëpër lagunën e Kunës. Pas më shumë se 5 orë kërkime, ai u gjet me plumb në kokë nga Policia. Por ndërroi jetë të nesërmen në spitalin e Traumës në Tiranë.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama vdes aldi rama vritet saimir hoxha aldi rama vdes aldi rama vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll