Aktualitet

Arrestohet 42-vjeçari nga Lushnja, dhunoi xhaxhain e tij

16 Tetor 2021, 10:17 Nga DOSJA
Arrestohet 42-vjeçari nga Lushnja, dhunoi xhaxhain e tij

LUSHNJE- Një 42-vjeçari me iniciale F.B ka përfunduar në pranga pasi ka ushtruar dhumë fizike ndaj xhaxhait të tij në Ardenicë të Lushnjes. Gjithashtu u procedua nga Policia qytetari K.Gj., 29 vjeç për veprën penale “Shpërdorimi i Tokës” pasi kishte filluar punimet në një sipërfaqet prej 1 hektarë toke në fshatin Thanasaj, duke e mbushur këtë tokë me inerte. Policia e Fierit po ashtu ka shpallur në kërkim qytetarin A.K 60-vjeç pasi mbi të rëndon vepran penale “Plagosje e rëndë me dashje” ndaj një qytetari.

NJOFTMI I PLOTË:

DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin F. B., 42 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. K., 60 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., 55 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Fier/Informacion paraprak.

Sot rreth orës 10:40, në lagjen “15 Tetori” Fier, shtetasja B. H , 30 vjeçe, banuese në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Nissan” ka përplasur shtetasin B. Gj., 67 vjeç, cili ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(a.sh/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje lushnje policia e lushnjes dhune ne familje lushnje policia e lushnjes

Sondazh

Poll