Aktualitet

Humb betejën me COVID-19 gazetari Artjan Tepelena

16 Tetor 2021, 09:02 Nga DOSJA
Humb betejën me COVID-19 gazetari Artjan Tepelena

TIRANË- Gazetari Artjan Tepelena ka humbur betejën me Covid ditën e sotme në moshën 58-vjeçare. Gazetari luftonte me virusin dhe prej një muaji ishte i shtruar në Sanatorium.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur vëllai i tij, ambasadori Ilir Tepelena, me anë të një statusi në rrjete sociale. Reagime për lajmin e trishtë kanë edhe disa figura publike si dhe disa politikanë.

Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, të kanë respektuar…U prehsh në paqe!”, shkruan vëllai i gazetarit.

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artjan tepelena covid spitali i senatoriumit vdes nga covid artjan tepelena covid spitali i senatoriumit vdes nga covid

Sondazh

Poll