Bota

Kosova gati për zgjedhjet e së dielës, heshtje zgjedhore ditën e nesërme

15 Tetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
Kosova gati për zgjedhjet e së dielës, heshtje zgjedhore

KOSOVË– Këtë të dielë në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale për të zgjedhur drejtuesit e rinj të komunave dhe asambleistët. Sot është dita e fundit zyrtare e fushatës elektrorale ku ndryshe nga zgjedhje e përgjithshme të 14 shkurtit partitë politike në vend kanë zgjedhur që të bëjnë vetëm rreth 5 ditë takime me elektoratin për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit në vend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë bërë me dije se janë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet lokale 2021. Në një konferencë për media të KQZ-së është bërë e ditur se në operacionin policor për zgjedhjet e 17 tetorit do të jenë të angazhuar 3,352 zyrtarë policorë dhe 80 prokurorë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshik Radoniqi ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë dhe të zgjedhin kryetarët e komunave dhe kandidatët për asamble komunale.

Ftojë subjektet politike, kandidatët për asamble dhe çdo kënd tjerë që kanë rol në procesin zgjedhor t’i përmbahen ligjit dhe rregullave zgjedhore, në të kundërtën rrezikojnë të krijojë vepër penale të paraparë në Kodin Penal të Kosovës”.-tha Radoniqi.

Drejtori i përgjithshëm i Policës së Kosovës, Sabedin Mehmeti tha se policia do të përdorë të gjitha kapacitetet për të siguruar ruajtjen e sigurisë publike para, pas dhe gjatë votimit. Mehmeti bëri të ditur se në procesin parazgjedhor deri më tani janë iniciuar dy raste penale për dëmtim i billbordeve, 14 raste kundërvajtje për mosrespektim të masave COVID-19.

Edhe koordinatorja nacionale për zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, tha se kanë finalizuar të gjitha veprimet për zgjedhjet e 17 tetorit që vota e lirë e qytetarit të ruhet.

Prokuroria së bashku me Policinë e Kosovës do të jenë gardianë të mbrojtjes së votës, ashtu që do të ndalojnë të gjithë votuesit që do të keqpërdorin votën, njëkohësisht do të ndalojmë dhe arrestojmë edhe zyrtarët përgjegjës të cilët në çfarëdo mënyre ndikojnë apo tentojnë në keqpërdorimin e votës së qytetarit”, tha Pula.

Sot ishte dita e fundit fushatave elektorale në Kosovë, ndërkohë që ditën e nesërme në vend është heshtje elektorale

KQZ-ja ka bërë të ditur se lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e 17 tetorit ka 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

ZHVILLIME ORË PAS ORE

ORA 18: 32

VD/ Zgjedhjet lokale, Kurti në Mitrovicë, qytetarët ‘grumbull’ gjatë fjalimit të tij

ORA 17: 57

Zgjedhjet në Kosovë, Policia: Kemi plan me 4 faza për të siguruar proces të qetë

ORA 13:15

Pupovci: Mësim online për shkollat që janë qendra votimi

ORA 10:15

Lista përfundimtare e votuesve në Kosovë, 41 mijë qytetarë votojnë për herë të parë

ORA 14:40

“Është për të mirën e zgjedhjeve”, KQZ kërkon heqje të orës policore për 48 orë

(I.A;d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni kreshik radoniqi sabedin mehmeti zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 kreshik radoniqi sabedin mehmeti zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll