Bota

Dendias-Blinken: Përkrahim integrimin euro-atlantik të Kosovës

15 Tetor 2021, 19:57 Nga DOSJA
Dendias-Blinken: Përkrahim integrimin euro-atlantik të Kosovës

SHBA- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias gjatë vizitës në SHBA është takuar me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Në deklaratën e përbashkët ata kanë përfshirë përkrahjen për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

“Greqia dhe ShBA-ja të dyja vazhdojnë ta përkrahin fuqishëm integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe theksojnë rëndësinë e fillimit urgjent të negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut sipas kushteve të përcaktuara”,  thuhet në deklaratë.

Greqia është një nga pesë vendet që nuk njohin Kosovën si shtet të pavarur. Por kjo gjë mund të ndryshojë, pasi Greqia ka bërë disa deklarata pozitive për Kosovën në lidhje me qeverisjen e vendit, si dhe sundimin e ligjit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota antony blinken integrimi i ballkanit perendimor nikos dendias antony blinken integrimi i ballkanit perendimor nikos dendias

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 19:58

Djali i Erdogan: Evropa nuk do të ekzistojë më

TURQI- Djali i Presidentit turk Rexhep tajip Erdogan, Bilal ka bërë një deklaratë tronditëse, teksa ka folur para mbështetësve të partisë së pushtet, AKP. Ai ka...