Bota

Anglia në OKB: Kosova ka bërë përparim në sundimin e ligjit

15 Tetor 2021, 18:58 Nga DOSJA
Anglia në OKB: Kosova ka bërë përparim në sundimin e

SHBA Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në mbledhjen e OKB-së për Kosovën, u bëri thirrje dy palëve që t’i shmangen retorikës dhe aksioneve, të cilat përshkallëzojnë situatën. Ajo gjithashtu theksoi nevojën që si Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut në Bruksel të gjejnë një zgjidhje për lëvizjen e lirë.

Ndryshe nga përfaqësuesit e tjerë, si ai rus, apo kinez, ajo tha se Kosova ka bërë përparim në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe në vaksinimin e popullsisë kundër COVID-19. Ndërkohë që më tej ngriti shqetësime në lidhje me frikësimin e votuesve serbë në prag të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit dhe organizatave joqeveritare serbe që bashkëpunojnë më institucionet në Prishtinë. Në fund përfaqësuesja e Britanisë së Madhe falënderoi Kosovën për kontributin në evakuimin e afganëve nga Afganistani në bashkëpunim me NATO-n.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit për Kosovën, temë diskutimi raporti me Serbinë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota këshilli i sigurimit i okb okb per kosoven këshilli i sigurimit i okb okb per kosoven

Sondazh

Poll