Bota

Mbledhja e KS, Osmani flet për Serbinë: Kancerin e kemi në zemër të Europës

15 Tetor 2021, 18:38 Nga DOSJA
Mbledhja e KS, Osmani flet për Serbinë: Kancerin e kemi në

SHBA– Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për krimet e kryera nga Serbia. Ajo ka akuzuar udhëheqjen në Serbi për vazhdimin e qëllimeve të njëjta me ato të Sllobodan Millosheviç, për të cilin tha se Aleksandër Vuçiç flet me admirim e bën të njëjtën propagandë si ai.

“Më lejoni të flas për rezultatet e regjimit. 140 mijë persona kanë humbur jetën gjatë gjenocidit të Millosheviçit në ish-Jugosllavi. Në Kosovë më shumë se 30 mijë persona janë vrarë, 20 mijë gra janë dhunuar dhe më shumë se 160 mijë persona janë zhdukur dhe akoma po hapen varre masive. Mbi 1 milion qytetarë janë zhvendosur nga Kosova. Këto kanë ndodhur para syve tuaj, përpara syve të botës. Nuk duhet të harrojmë regjimin serb. Fatkeqësisht ministrat e Millosheviçit po e udhëheqin vendin sot dhe strategjia e tyre ndoshta ka ndryshuar, por qëllimet e tyre janë të njëjta. Ka propagandë të njëjtë,” tha Osmani.

Presidentja u shpreh se “targeti prej nëntë kilometrash i armikut” për të cilin flet Vuçiç, nuk përfshin vetëm Kosovën brenda atyre kilometrave, por plot tetë shtete, prej të cilëve gjashtë jane anëtare të NATO-s.

“Kancerin e kemi në zemër të Europës që të krijojë botën serbe që ndihmohet nga aleati i tyre Rusia. Pavarësia e Kosovës është permanente dhe e pakthyeshme dhe sa më shpejt që të gjithë vijnë te termet e këtij realiteti më e mirë do të jetë për paqe dhe stabilitet për të gjithë rajonin. Republika e Kosovës ka të drejtë të ekzistojë dhe nuk mund të mohohet, ndalohet dhe më e rëndësishmja nuk mund të injorohet. Shumica e botës e ka njohur Republikën tonë të re dhe koha ka ardhur që edhe ju të tjerët ta bëjnë” u shpreh ajo.

Vjosa Osmani bëri thirrje që të dëgjohet e vërteta e Kosovës dhe shtoi se Kosova është aty për të adresuar çdo çështje.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni keshili i sigurimit i okb okb-ja per kosoven vjosa osmani keshili i sigurimit i okb okb-ja per kosoven vjosa osmani

Sondazh

Poll