Bota

Rusia dhe Kina në OKB: Përgëzojmë Serbinë për përpjekjet për zgjidhje të situatës

15 Tetor 2021, 18:46 Nga DOSJA
Rusia dhe Kina në OKB: Përgëzojmë Serbinë për

SHBA- Përfaqësuesi i Rusisë në mbledhjen e OKB-së për Kosovën tha se situata në veri përbën shqetësim të madh për Rusinë. Sipas tij ajo është përkeqësuar për shkak të veprimeve të Prishtinës. Ai tha se Kosova po i bën këto akte (aksioni për mallrat kontrabandë) si formë presioni për të përzënë serbët nga Kosova.

“Autoritetet e Kosovës kanë provokuar tensione. Policët janë vendosur të armatosur. Forcat speciale kanë shënjestrurar civilët me gaz lotsjellës. Ne besojmë se zhvillimet e fundit dhe politikat e Prishtinës për të mos vënë dialogun në priroritet janë shumë të rrezikshme”, tha përfaqësuesi i Rusisë.

Ai më tej shtoi se dialogu mes dy vendeve është zgjidhja e vetme.

“Rusia mbështet zgjidhjen mes Prishtinës se Beogradit në përkuthje me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ai.

Në lidhje me deklaratat e Osmanit për progresin që ka arritur Kosova, ai i quajti propaganda.

Dëgjuam propagandën për një Kosovë paqësore shumëetnike që ka arritur progres të madh. Zonja Osmani na ofroi versionin e saj se çka ka ndodhur në muajt e fundit në Kosovë. Ne nuk jemi të bindur me këtë version. Fjalët tuaja të zjarrta nuk do të ndryshojnë faktet. Situata në veri në krahinën autonome të Kosovës është përkeqësuar. Si rezultat i veprimeve të institucioneve, transporti është ndaluar. Ka pasur viktima civile dhe falë ndërmjetësimit të BE-së duke se çështja është zgjidhur”, tha ai. 

Ndërsa përfaqësuesi i Kinës, ka përgëzuar Serbinë për përpjekjet e saj, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, ndërkohë që shtoi se dy vendet duhet të shohin dialogun si zgjidhjen e vetme.  

“Ne mbështesim të dyja palët që në kornizat e Rezolutës 144 të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut dhe konsultimeve”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit për Kosovën, temë diskutimi raporti me Serbinë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota këshilli i sigurimit i okb okb per kosoven këshilli i sigurimit i okb okb per kosoven

Sondazh

Poll