Bota

Djali i Erdogan: Evropa nuk do të ekzistojë më

15 Tetor 2021, 19:58 Nga DOSJA
Djali i Erdogan: Evropa nuk do të ekzistojë më

TURQI- Djali i Presidentit turk Rexhep tajip Erdogan, Bilal ka bërë një deklaratë tronditëse, teksa ka folur para mbështetësve të partisë së pushtet, AKP. Ai ka thënë se Evropa do të pushojë se ekzistuari. Në një video të publikuar nga gazetari turk Abdullah Bozkurt, dëgjohet djali i Erdogan, të thotë se të gjithë udhëheqësit janë kthyer në komikë.

“Nuk ka asnjë në Evropë që meriton të quhet udhëheqës. Të gjithë janë kthyer në komikë. Edhe Amerika aktualisht po diskuton çështje shumë serioze dhe po përballet me vështirësi serioze. E ardhmja e Evropës është e zymtë. Është lënda në të cilën jam ekspert dhe në të cilën kam doktoraturë. Evropa do të pushojë së ekzistuari,” tha ai.

Like father, like son. Turkey’s Islamist elite are ideologically committed to the destruction of the West.

Turkish President’son Bilal Erdogan predicts Europe’s future is dark and it will cease to exist soon. pic.twitter.com/N39TT3Xa8d

— Abdullah Bozkurt (@abdbozkurt) October 15, 2021

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll