Bota

Serbia në OKB: Serbët po dhunohen në Kosovë, nga aksioni i fundit 1 person vdiq

15 Tetor 2021, 18:16 Nga DOSJA
Serbia në OKB: Serbët po dhunohen në Kosovë, nga aksioni i

SHBA- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, ka thënë se serbët në veri të Kosovës çdo ditë po hasin në dhunë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillin e Sigurimit në OKB për Kosovës tha se institucionet e Kosovës janë duke diskriminuar serbët dhe se kjo gjë duhet të ndalojë. Për opreacionin e fundit të Policisë së Kosovës, në lidhje me kontrabandat, ai tha se nga kimikatet e përdorura një e moshuar ka humbur jetën, ndërsa lënduar shumë të tjerë.

“Janë rritur shqetësime për të qenë gjendja e një në Kosovë në periudhën e fundit është shënuar me një numër të rritur të sulmeve të ndryshme të motivuara etnikisht dhe mua incidente që kanë pasur shënuar serbët. Institucionet e Kosovës kanë pasur mundësi të ndërmarrin njëfarë mënyre dhe kanë refuzuar të zbatojnë veprimet e arritura në dialogun e Brukselit. Ky diskriminim nga institucionet ndaj serbëve ka ardhur, jemi dëshmitarë të provokimit të rrezikshmërisë nga Prishtina po kemi dëshiruar ditë më një ritëm të shpejtuar dhe janë dukë e rrezikuar sigurimi i serbëve në Kosovë dhe janë dukë shkelur të drejtën e arritur nga dialogu. Gazilotsjellët dhe dhuna po duan të kenë një jetë të përditshme të serbëve në veri të Kosovës dhe kjo duhet ndaluar. Në sulmin e fundit më armë të zjarrit, nga kimikalet e përdorura nga forcat speciale të Prishtinës një 76 vjeçare ka vdekur si rezultat i kimikaleve të përdorimit, po ashtu janë shënuar edhe 10 civil pa armë dhe një 36 vjeçar është lënduar me armë të gjatë ”, tha Selakoviç.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit për Kosovën, temë diskutimi raporti me Serbinë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni këshilli i sigurimit i okb nikola selakoviç okb per kosoven këshilli i sigurimit i okb nikola selakoviç okb per kosoven

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 14:32

Kosova temë diskutimi mes Dendias dhe Blinken

SHBA– Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në takimin që ka pasur me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken kanë shprehur në një deklaratë të përbashkët p...