Bota

Liri në Kosovë! Hiqet ora policore për zyrtarët e angazhuar në zgjedhje

15 Tetor 2021, 19:16 Nga DOSJA
Liri në Kosovë! Hiqet ora policore për zyrtarët e angazhuar

KOSOVË– Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që ora policore të mos vlejë për zyrtarët e angazhuar në procesin zgjedhor. Në mbledhjen e zhvilluar sot online, është vendosur që kufizimi i qarkullimit nuk do të vlejë për personat e angazhuar zyrtarisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ky vendim do të jetë i vlefshëm nga ora 22:00 e datës 16 tetor 2021 deri në ora 05:00 të datës 18 tetor 2021.

Mes personave që mund të lëvizin lirshëm përfshihen anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e procesit zgjedhor.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kosove ora policore ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove kosove ora policore ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll