Sport

Pas Theo Hernandez, edhe fantazisti Brahim Diaz rezulton pozitiv me Covid-19…

15 Tetor 2021, 17:21 Nga DOSJA
Pas Theo Hernandez, edhe fantazisti Brahim Diaz rezulton pozitiv me

ITALI – Me një deklaratë zyrtare, klubi kuqezi i Milanit ka njoftuar para pak çastesh pozitivitetin e fantazistit spanjoll Brahim Diaz me Covid-19.

“AC Milan njofton, se Brahim Dìaz rezultoi pozitiv pas një tamponi të kryer sot. Lojtari është mirë dhe është i izoluar në shtëpi. I gjithë grupi i ekipit kuqezi është testuar dhe ka marrë rezultate negative. Një monitorim i afërt me tamponë të dytë, do të ndiqni sipas informacionit të siguruar nga autoritetet kompetente shëndetësore, të cilat u informuan menjëherë,” – thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Të shtunën, në orën 20:45, në “San Siro”, Milani, do të presë për t’u përballuar me Veronën. Gjithsesi, trajneri Stefano Pioli, nuk do të ketë në dispozicion të tij, mjaft lojtarë titullarë të kuqezinjve.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport brahim diaz covid-19 klubi kuqezi i milanit me veronën san siro stefano pioli brahim diaz covid-19 klubi kuqezi i milanit me veronën san siro stefano pioli

Sondazh

Poll