Sport

“Faleminderit Tare dhe Lotito, por dua tre pikët”, Inzaghi sfidon të shkuarën

15 Tetor 2021, 15:20 Nga DOSJA
“Faleminderit Tare dhe Lotito, por dua tre pikët”, Inzaghi

ITALI-Trajneri i Interit, Simone Inzaghi po përgatitet të përqafojë Lautaro Martinez dhe Correa-n (dy argjentinasit që ishin me kombëtaren dhe do t’i bashkohen skuadrës direkt në Romë), por ende nuk e di nëse mund të mbështetet tek ata për ndeshjen kundër Lazios.

“Më duhet të flas me të dy dhe të kuptoj gjendjen e tyre. Në çdo rast, nuk më mungojnë alternativat”. Simone Inzaghi do të rikthehet në shtëpinë e tij duke sfiduar Lazion me Interin, por nuk i kursen falënderimet për Igli Taren dhe Lotiton. Megjithatë, ai thotë se këtë herë kërkon fitoren.

A ju ka ndodhur ndonjëherë një situatë si kjo me amerikano -jugorët? Dhe si është Sensi?

“Më ndodhi me Sampdorian, por ne luajtëm të dielën. Këtë herë është e veçantë, Sanchez dhe Vidal nuk do të vijnë në Romë dhe do të qëndrojnë në Milano. Ata do të jenë të gatshëm të martën në Champions League, si dhe Sensi është stërvitur mjaft mirë në grup ditët e fundit.

Çfarë mendoni se do të duhet për të sjellë tre pikët në një ndeshje si kjo?

“Ne do të kemi nevojë të jemi mirë teknikisht. E dimë që Lazio do të bëjë presing, por duhet të jemi të gatshëm në të dyja fazat.

Ju riktheheni në Olimpico kundër të shkuarës. Çfarë emocionesh provoni?

Nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, por rikthim në shtëpi pas 22 vitesh. Do të jetë një emocion i madh që do të takoj futbollistët dhe njerëzit që kanë punuar. Ne kemi shijuar dhe vuajtur së bashku në këto vite, duke arritur objektiva të mëdha që nuk janë arritur për një kohë të gjatë. E di që do të ketë fërshëllima dhe duartrokitje, por është pjesë e punës.

Prisni diçka nga presidenti Lotito?

Është thënë shumë, por ai dhe Tare për mua kanë qenë shumë të rëndësishëm. Falë tyre drejtova Lazion dhe kurrë nuk do të ndalem së falënderuari. Kemi arritur rezultate të rëndësishme.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter inzaghi lazio tare inter inzaghi lazio tare

Sondazh

Poll