Sport

Barça vazhdon tronditjen financiare! Liverpool pret paratë e shitjes së Coutinho-s

15 Tetor 2021, 17:13 Nga DOSJA
Barça vazhdon tronditjen financiare! Liverpool pret paratë e shitjes

SPANJË-Kriza financiare e Barcelonës vazhdon të diskutohet. Klubi vitet e fundit ka grumbulluar borxhe pas borxhi dhe në mesin e shumë kreditorëve ka edhe një numër klubesh. Gjithsej 115 milionë euro do të paguhen me ekipe të ndryshme. Një borxh i madh i shkaktuar nga menaxhmenti i mëparshëm. Radioja spanjolle Cadena Ser analizon kështu borxhet e Barcelonës.

Për të analizuar situatën, ata zgjedhin rastin e Philippe Coutinho si shembullin kryesor. Kreditori kryesor për katalanasit, në fakt, është Liverpool pikërisht për transferimin e brazilianit. Në janar 2018 klubi spanjoll mbylli një marrëveshje me klubin anglez për 160 milionë euro, por pas tre vjet e gjysmë, klubi anglez është duke pritur 42 milionë euro që ende nuk po vijnë.

Klubi katalanas në fakt, ka 73 milionë euro të tjera borxhe për t’u shlyer për transaksionet e merkatos që ndodhën gjatë menaxhimit të mëparshëm, me ish-presidentin Josep Maria Bartomeu.Lajmi i mirë është se të paktën për Ousmane Dembelé, 135 milionë euro në gusht të vitit 2017, dhe Antoine Griezmann, 120 milionë në korrik të vitit 2019, shuma e plotë është paguar. Çdo ditë dalin lajme dhe dëshmi të reja për katastrofën dhe keqmenaxhimin e klubit nga regjimi i Bartomeut.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona coutinho liverpool barcelona coutinho liverpool

Sondazh

Poll