Sport

Paradoksi i Newcastle/ Shumë para si klub, por sa shumë refuzime për tu ulur në stol

15 Tetor 2021, 15:38 Nga DOSJA
Paradoksi i Newcastle/ Shumë para si klub, por sa shumë refuzime

ANGLI-Pronarët e rinj arabë të Newscatle United kanë nisur menjëherë konsultimet për ndërtimin e një skuadre të madhe, të denjë për të rivalizuar me klubet më të mëdha në Angli dhe jo vetëm. Kanë nisur të qarkullojmë emra të rëndësishëm futbollistësh, si përforcime të mundshme, por më parë drejtuesit e “Magpies” duhet të gjejnë njeriun e duhur për të drejtuar “yjet” që do të afrohen në “St. James’ Park”.

Problemi është se sauditët janë refuzuar nga Rodgers, Conte dhe Zidane.I pari nuk është i gatshëm të heqë dorë nga skuadra e tij aktuale, Leicester, pavarësisht një super oferte (po flasim për 16 milionë në sezon), sipas Daily Mail, Rodgers është identifikuar nga Manchester City për të zëvendësuar Pep Guardiolën.

Antonio Conte as nuk e ka marrë parasysh propozimin e një klubi i cili, pavarësisht se ka një mundësi të madhe ekonomike, luan për vendet e fundit të Premier League. Zidane, nga ana tjetër, nuk ka ndërmend të kthehet në stol nëse nuk kontaktohet nga Juventus ose Kombëtarja e Francës. Hipotezat që të çojnë te Lampard, aktualisht pa skuadër dhe Gerrard, i cili është te Rangers qëndrojnë ende.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport angli conte newcastle zidane angli conte newcastle zidane

Sondazh

Poll