Sport

Ndreu: “Ndaj Skënderbeut, është koha për fitoren e parë të Kastriotit…”

15 Tetor 2021, 14:31 Nga DOSJA
Ndreu: “Ndaj Skënderbeut, është koha për fitoren e

KAMEZ – Kastrioti i rikthehet kampionatit me bindjen se pushimi ka shërbyer. Kështu është shprehur trajneri Ramazan Ndreun të prag të të takimit ndaj Skënderbeut. Ai mendon se ka qenë kohë e vlefshme për korrigjimin e mangësive dhe ka besimin se pikët do të vijnë, pasi lojërat e Kastriotit kanë ardhur në rritje.

“Ndoshta na shërbeu pauza, kishim nevojë për këtë pushim, për të përmirësuar diçka. Besoj që ndeshjet në përgjithësi i kemi zhvilluar të mira dhe na jep besim për ndeshjen me Skënderbeun”.

Përballë korçarëve këtë të shtunë, krutanët do të kërkojnë fitoren e parë, me trajnerin që e citon faktorin fushë dhe rikuperimet e disa lojtarëve, si avantazh për Kastriotin.

“Na rikthehen edhe disa lojtarë dhe plotësojmë grupin. Besoj se është momenti i duhur për të marrë fitoren, sepse luajmë në fushën tonë.”

Për sa i përket kampionatit, Ndreu premton se do të shohim një Kastriot në rritje, me besimin se skuadra e tij do të bëjë një sezon edhe më të mirë se ai i vitit të kaluar.

“Luajmë në fushën tonë dhe këtë e kemi avantazh. Jam i sigurt që Kastrioti do të ringrihet dhe do të jetë në një nivel më të lartë se i vjetshmi.”

Të shtunën, e 16 tetorit, në orën 13:45, në stadiumin e Kamzës, do të luhet Kastrioti-Skënderbeu, e vlefshme për javën e 5-të të Abissnet Superiores.

B.T (Dosja.al)  

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport javën e 5-të të abissnet superiores kastrioti ndaj skënderbeut në orën 13:45 në stadiumin e kamzës ramazan ndreun javën e 5-të të abissnet superiores kastrioti ndaj skënderbeut në orën 13:45 në stadiumin e kamzës ramazan ndreun

Sondazh

Poll