Sport

Sarri: “Lojtarët stërviten më shumë me ekipet kombëtare, sesa me klubet”

15 Tetor 2021, 15:25 Nga DOSJA
Sarri: “Lojtarët stërviten më shumë me ekipet

ITALI – Të panjohurat pas pushimit dhe ato që lidhen me performancën luhatëse të Lazios së tij. Maurizio Sarri i afrohet ndeshjes së nesërme me Interin, me një mijë mendime në kokë. Para së gjithash, ato që lidhen me gjendjen e projektit të tij.

“Klubi ka marrë një vendim, viti i parë duhet domosdoshmërisht të jetë ai i ndërtimit dhe tranzicionit. Kundër Lokomotiv, në Europës League, e pashë Lazion ashtu siç e dua. Ne luajtëm një lojë të mrekullueshme atje, shumë më mirë sesa derbi. Por më pas erdhi disfata në Bolonjë, ku ne i kuptuam të gjitha gabim, si kolektiv dhe si individë”.

E sigurtë është, se trajneri Sarri kundër Interit pret një reagim nga skuadra e tij pas nokautit të rëndë nga Bolonja. “Unë pres një reagim, është e qartë se ne duhet të përmirësohemi. Në këtë fazë problemi urgjent është gjetja e një soliditeti më të madh”.

Gjithsesi ka vend për polemikat e zakonshme, që vështirë se mungojnë kur Sarri flet. Ndalesa për ekipet kombëtare, para së gjithash. “Futbolli i sotëm është ky, nuk më përket mua. Unë jam një teknik fushe. Futbollistët stërviten më shumë me ekipet e tyre kombëtare sesa me klubet. Nuk është më një sport, por një shfaqje. Ndoshta jam i vjetër për këtë futboll, me siguri. Unë jam i dashuruar me një lloj tjetër futbolli”.

Nuk mungojnë shigjetat edhe për kushtet e “Olimpico”. “Unë shoh që shumë janë ankuar, por i vetmi që më janë përgjigjur jam unë. Ndoshta ata janë të sjellshëm me mua. Megjithatë, problemi u ngrit edhe nga Mourinho, pa shumë fjalë, terreni në “Olimpico” është i dobët, edhe pse ata na kanë siguruar që do të përmirësohet”.

Ndeshja e nesërme do të jetë mbi të gjitha ajo e kthimit të Inzaghi në “Olimpico” dhe përballja me këdo që zuri vendin e tij. “Unë nuk besoj në sfidat mes trajnerëve, – Sarri shkurton. – E gjitha varet nga fuqia e skuadrave që stërvitin. Inzaghi bëri shumë mirë në Lazio dhe tani po bën të njëjtën gjë në Inter. Sipas mendimit tim ekipi zikaltër është një nga kandidatët i fortë për Scudetton.

Ai ka humbur lojtarë themelorë, por ka fituar lojtarë po aq të fortë dhe mbi të gjitha funksionalë në lojën e tij.” Por pavarësisht rëndësisë së ndeshjes, trajneri Sarri mendon, se nuk është vendimtare: “Unë nuk mendoj se është një ndeshje vendimtare e sezonit për ne,”- ka deklaruar ai.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ‘scudetton’ europës league inter inzaghi në “olimpico” maurizio sarri mourinho ‘scudetton’ europës league inter inzaghi në “olimpico” maurizio sarri mourinho

Sondazh

Poll