Sport

Martini: “Tirana me fat, që lojtarët e saj e kaluan Covidin shpejt. Ne, ku e lamë”

15 Tetor 2021, 14:09 Nga DOSJA
Martini: “Tirana me fat, që lojtarët e saj e kaluan Covidin

DURRES – Trajneri i “Djemve të detit”, Edi Martini, në konferencën për shtyp, në preg të ndeshjes të së dielës me Tiranën, në “Elbasan Arena”, teksa u uroi shërim të shpejtë futbollistëve, në fjalët e tij ka patur “nota ironie”, për çështjen e infektimeve me Covid-19 në kampin bardheblu të kryeqytetit.

“Në radhë të parë u uroj shërim të shpejtë djemve që kanë pasur Covid. Do të thosha që Tirana është me fat, që lojtarët e saj e kanë kaluar Covidin kaq shpejt, sepse unë kam pasur Ivanoviçin me Covid dhe më ka zgjatur tri javë. Pavarësisht, se gjendja e tij fizike ka qenë shumë e mire, nuk e kemi lejuar të bashkohet me skuadrën për arsye sigurie. E me sa duket Tirana ka pasur fat që janë shëruar shpejt. U kam thënë djemve që kjo situatë nuk duhet të na vërë në gjumë dhe gjendja e tyre nuk ka të bëjë me Covidin në këto momenti.”

Martini gjithsesi, parashikon një sfidë shumë të fortë, mes dy ekipeve që i konsideron pretendente. “Është ndeshje shumë e fortë, patjetër. Do të thosha përplasen ekipe të vendeve të para, sepse pikët janë aty-aty. Në këtë moment, vendi i parë është fjalë shumë e madhe, sepse diferenca me pikë është e vogël. E kemi vlerësuar maksimalisht, siç kemi bërë gjithmonë vitet e fundit kur kemi luajtur me Tiranën.”

Nuk e ka pritur mirë ndërprerjen e kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, pasi në këtë rast ka ndihmuar kundërshtarin, por sërish këmbëngul se Teuta e tij hyn në fushë si favorite. “Në çdo ndeshje jemi favoritë, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë, kështu që të tillë do të jemi edhe këtë herë. Unë nuk e doja këtë ndërprerje, sepse po kalonim një moment të mirë. Gjithsesi gjendja është e mirë dhe futbollistët janë në formë optimale, me përjashtim të Idrizajt që ka një dëmtim dhe nuk është stërvitur me skuadrën. Mendoj që do ta nisim aty ku e lamë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport covid-19 edi martini elbasan arena në konferencën për shtyp tirana është me fat covid-19 edi martini elbasan arena në konferencën për shtyp tirana është me fat

Sondazh

Poll