Sport

Olsi Rama: “Partizani, kthesën me Kukësin”, ndërsa Goldi Halili shpreson titullin…

15 Tetor 2021, 13:45 Nga DOSJA

DURRES – Drejtuesit e klubeve të Kategorisë Superiore, prej dy ditësh, kanë marrë pjesë në një kurs menaxhimi të UEFA-s në Durrës, për të ngritur në një tjetër nivel mënyrën e menaxhimit të skuadrave që ata drejtojnë. Mes tyre, drejtori i klubit Partizani, Olsi Rama, i cili tregon diçka më tepër për “Top Channel”:

 

“U prezantuam vitin e kaluar me këtë iniciativë të re, një diplomë që është mbi nivelin e drejtorit sportiv. Përditë dhe në çdo kohë produkti përmirësohet, kështu edhe futbolli shqiptar mendoj unë. Do të ishte shumë e vlefshme, që kjo eksperiencë që ne po marrim këtu, si unë dhe të gjithë pjesëmarrësit, të trasmetohej në nivelet e tjera”.

Ndërkohë në këtë fundjavë rikthehet Abissnet Superiore, Partizani luan me Kukësin, në një ndeshje mjaft të rëndësishme, pasi edhe sezonin nuk e ka filluar ku do të donin drejtuesit e kuq.

“Partizani i këtij viti, mund të them, që më vjen mirë që jemi vetëm në fillim të sezonit. Pretendojmë sigurisht që ecuria e mëtejshme të jetë në rritje. Shpresoj që këtë ta shohim që nga dita e dielë, përballë Kukësit.”

A do t’i ketë edhe kampionati shqiptarë tifozët pakufizime, ashtu si Kombëtarja?

“Në radhë të pare, detyra jonë është që t’i bëjmë tifozët të duan të vijnë në stadium dhe kur të dali problemi i kufizmeve, shpresojmë që edhe pandeminë apo problemin madhor të pandemisë, ta kemi lënë pas dhe të vinë të gjithë në stadium, sepse edhe unë atë dua”.

Ndërkaq Goldi Halili, drejtuesja e klubit Tirana tregon se kualifikimi i ri do t’i shërbejë të gjithëve për të organizuar më mirë klubet e tyre.

“Pedagogët kanë ardhur nga shtete të ndryshme dhe që janë pjesë e organikës së UEFA-s, definitivisht eksperienca e tyre do të na ndihmojë që t’i referohemi për të implementuar po të njëjtin program të suksesshëm brenda klubeve tona”.

Si e shihni Tiranën e këtij viti?

“Tirana e këtij viti është me forca të përqendruara drejt objektivave të njëjta, për t’i lartësuar ato objektiva dhe unë nuk e di, por kam një bindje të plotë, që Tirana do të jetë kampion”.

Ndërkohë vëllai juaj, Grenti, pak kohë më parë u tërhoq në mënyrë të papritur në një moshë shumë të re, si t’u duk ky vendim?

“Grenti është i ndërgjegjshëm dhe shumë i kujdesshëm për secilin vendim që merr. Jam shumë e lumtur që ka ditur të ndajë më së miri dëshirat e tij, nga ato që kanë dëshiruar të tjerët për të. Dhe si motra e tij, nuk mund të mos isha krenare që ka marrë venimet e duhura në kohën e duhur.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport abissnet superiore drejtori i klubit partizani drejtuesja e klubit tirana goldi halili kategorisë superiore olsi rama abissnet superiore drejtori i klubit partizani drejtuesja e klubit tirana goldi halili kategorisë superiore olsi rama

Sondazh

Poll