Sport

Ronaldo Fenomeni habit me zgjedhjen e tij: Ja kush e meriton “Topin e Artë”

15 Tetor 2021, 13:58 Nga DOSJA
Ronaldo Fenomeni habit me zgjedhjen e tij: Ja kush e meriton “Topin e

FRANCË-Kur duhet edhe më shumë se një muaj deri në dhënien e “Topit të Artë” për vitin 2021, diskutimi se kush do të jetë fituesi i çmimit prestigjioz zien ende. France Football ka zbuluar listën përfundimtare me 30 kandidatë, me disa surpriza.

Shumë presin një triumf tjetër të Leo Messit, i cili kështu do të shtonte Topin e Artë të shtatë në vitrinën e tij, por ka edhe nga ata që, ashtu si trajneri Roberto Mancini, do të preferonin fitoren jo shumë të habitshme të Jorginhos. “Ai ka fituar gjithçka dhe e meriton atë plotësisht”, tha tekniku në prag të Itali-Belgjikë.

Ronaldo “Fenomeni” ka një tjetër preferencë. Ish-sulmuesi ka publikuar një fotografi të vjetër me Karim Benzema kur ky i fundit luante te Lyon.”Pa dyshim, kandidati im për Topin e Artë është Benzema. Ai është sulmuesi më i mirë, po luan në nivele të jashtëzakonshme për 10 vjet dhe mbi të gjitha është një kampion”, ka shkruar braziliani në Instagram.

 

 

 

A post shared by Ronaldo (@ronaldo)

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport benzema ronaldo benzema ronaldo

Sondazh

Poll