Sport

Mesfushor por me nuhatjen e “bomberit”, presidenti Macron zhvillon ndeshje bamirësie

14 Tetor 2021, 18:53 Nga DOSJA
Mesfushor por me nuhatjen e “bomberit”, presidenti Macron zhvillon

FRANCË-Presidenti francez Emmanuel Macron braktisi për një moment kostumin e zyrtarit dhe për disa minuta u shndërrua në futbollist.Macron luajti në mesfushë dhe mbante numrin 3 në kurriz, u ftua të godiste një penallti fituar nga skuadra e tij.

Macron ia doli të shënojë, duke mposhtur portierin. 43-vjeçari është një tifoz i Marseille, ndërsa shokët e tij të skuadrës ishin, ish-trajneri i Arsenal, Arsene Wenger dhe ish-lojtarët e Francës si Marcel Desailly dhe Christian Karembeu.

Ekipi i Macron sfidoi një klub të përbërë nga një personel shëndetësor nga qendra spitalore ndërkomunale e Poissy Saint-Germain-en-Laye. Të ardhurat nga ndeshja do t’i dhurohen Fondacionit Hôpitaux de Paris-Hôpitaux de France.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport franca macron franca macron

Sondazh

Poll