Politike

VIDEO-PËRPLASJET në Komision/ Koçi urdhëron Zhupën: Mos ndërhy më, more vesh?

13 Tetor 2021, 12:36 Nga DOSJA
VIDEO-PËRPLASJET në Komision/ Koçi urdhëron Zhupën:

TIRANË– Zëvendës kryetari i Komisionit të Edukimit, Petro Koçi debatoi me deputeten e Partisë Demokratike, Ina Zhupën. Në një moment ai i kërkoi që ajo të mos fliste dhe të respektonte ministren. Ai i kërkoi Zhupës që të respektojë rregullat në komision dhe të mos flasë gjithë ditën.


DEBATI:

Evis Kushi: Për një shkollë më thonë, ajo fotoja në fshatin Babicë është montazh, duhet ta verifikoj, nuk mund të marr të mirëqenë. Ne kemi videon qe mësimi po bëhet normal në Vlorë. Unë do të ngre grupin e punës ta çoj në vend.

Petro Koçi: Hë se nuk do ta bëjmë muhabet lagje këtu. Bëhet pyetja përgjigjet ministrja. Nuk do të tallemi këtu që t’i të flasësh tërë ditën, more vesh, mora thuaj. Nuk do të bëjmë muhabet pazari. Mos ndërhyj më pa rregull këtu. Pikë. Respekto rregullin dhe këtë komision.

Ina Zhupa: Unë nuk intimidohem. Është fakt, nuk mund të mohojmë faktet.

Petro Koçi: Lëri moj faktet ti, ku i gjete faktet?

LAJMI KRYESOR:

Komisioni/ Kushi flet për skenarët ndaj Covid: Jemi gati

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evis kushi ina zhupa komisioni i edukimit 13 tetor 2021 petro koçi evis kushi ina zhupa komisioni i edukimit 13 tetor 2021 petro koçi

Sondazh

Poll