Politike

‘30 qershori’ në Venecia/ Balla: Zgjedhjet e tjera do jenë në vitin 2023

14 Tetor 2021, 16:41 Nga DOSJA
‘30 qershori’ në Venecia/ Balla: Zgjedhjet e tjera do jenë

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla tha sot se Opinioni i Venecias i vuri “vulën” kohës se kur të mbahen zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri.

Balla reagoi në Kuvend pas publikimit të këtij raporti ku ekspertët e Komisionit të Venecias kishin arritur në përfundimin se Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore.

“Ajo që duhet të bëjë ky parlament është që gjithë reforma në funksion të zgjedhjeve të garantojë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e pse jo të përpiqemi ta sigurojmë për zgjedhjet vendore të vitit 2023, se besoj që jeni të gjithë të qartë që zgjedhjet vendore do të jenë në vitin 2023 me rekomandimin e ardhur nga Venecia që i përcakton zgjedhjet e 30 qershorit te bazuara në kushtetutë dhe në ligj,”-tha Balla.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 14 tetor 2021 taulant balla seance plenare 14 tetor 2021 taulant balla

Sondazh

Poll