Politike

91 mln lekë tender për kosha mbeturinash pa konkurRencë

14 Tetor 2021, 18:53 Nga DOSJA
91 mln lekë tender për kosha mbeturinash pa konkurRencë

TIRANË– Një tjetër tender i realizuar nga kompania “Eco Tirana” në varësi të Bashkisë Tiranë ka marrë ‘red flag’ (flamur të kuq) për mungesëm e konkurrencës nga Open Data.

Në faqen zyrtare të Open Data Albania është publikuar tenderi me objekt ‘Blerje kazane 1700 litra punim metali me kapak’ që i është dhënë kompanisë italiane Officina Fiandri për 91 milionë lekë.

Prokurimi është sinjalizuar me ‘flamur të kuq’ pasi kompania italiane ka qenë e vetmja që është future në garë, duke fituar pa konkurrencë.

Ku tender do të zgjasë 12 muaj. Procedura është shpallur më datë 27 gusht dhe është finalizuar më datë 30 shtator, duke lënë në duart e kompanisë italiane koshat e mbeturinave që i duhen Tiranës.

Eco Tirana është kompania e pastrimit e themeluar në vitin 2016.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bashkia tirane eco tirana open data tender pa konkurence bashkia tirane eco tirana open data tender pa konkurence

Sondazh

Poll