Politike

Duma: “Beccheti”, sagë mashtrimesh e faturë e rëndë për shqiptarët

14 Tetor 2021, 15:43 Nga DOSJA
Duma: “Beccheti”, sagë mashtrimesh e faturë e

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetarja e saj, Grida Duma komentoi sërish gjobën që Shqipëria do të duhet t’i paguajë biznesmenit italian Francesco Becchetti. Nga foltorja e Kuvendit, Duma tha se Rama, gjatë kohës që kjo dosje ishte në gjykata kërcënonte gjyqtarët.

Sipas Dumës, kjo çështje është kthyer në një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë, e cila paguhet nga shqiptarët.

“120 milion do të paguhen nga Shqipëria. Nga pikëpamja politike keni zhytur vetveten në të njëjtën gropë. 120 milion euro dëm kanë ardhur sepse keni ndërhyrë ju. Nuk ka rëndësi se si e kemi gjetur ne vendimin, por çështja sot është kjo ka ndodhur. Ne shpesh vuajmë nga memoria e shkurtër. Edi Rama që gjatë kohës që trajtohej çështja Beçheti dilte nëpër emisione dhe vetëm bërtiste. Gjatë kohës që çështja ishte ne gjykatë kërcënonte gjykatësit. Është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë,”- tha Duma ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike francesco becchetti grida duma seance plenare 14 tetor 2021 francesco becchetti grida duma seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll