Politike

VD-“Becchetti”, Alibeaj: Lekët t’i paguajë Rama, jo shqiptarët

14 Tetor 2021, 15:45 Nga DOSJA
VD-“Becchetti”, Alibeaj: Lekët t’i paguajë Rama, jo

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka komentuar çështjen e Beçhetti, biznesmenit italian të cilit Shqipëria do t’i paguajë 11 mln euro. I pranishëm në foltoren e Kuvendit, Alibeaj tha se ato para duhen paguar nga vetë kryeministri Edi Rama dhe jo nga shqiptarët. Deputeti shtoi se Rama ka para dhe që të vërtetohet kjo gjë, mjaftohet që të shkohet në Surrel.

“Këto para do të paguhen nga xhepi i gjithsecilit për tekat e këtij, nuk mjafton rritja e çmimit të bukës, të karburantit, jo nuk mjaftojnë. Engjëll Agaçi thërret Bechettin, të bëjmë dritë, pse urdhëroi policinë dhe prokurorinë, pse urdhëroi Engjël Agaçin? T’i paguajë Rama këto lekë, jo shqiptarët. Vetëm një njeri, ka para ai, mjafton që të shkoni në Surrel e të shikoni se sa para ka,”- tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj francesco becchetti seance plenare 14 tetor 2021 enkelejd alibeaj francesco becchetti seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll