Politike

Operacioni “Bregdeti Ynë”, Çuçi: Do vijojë në të gjithë territorin pas bregdetit

14 Tetor 2021, 18:52 Nga DOSJA
Operacioni “Bregdeti Ynë”, Çuçi: Do vijojë

VLORË- 60 objekte të ndërtuara pa leje, ose në shkelje flagrante të lejes janë prishur gjatë muajit shtator. Me anë të një postimi në Facebook, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shkruan se operacioni “BregdetiYnë” është shtrirë në bashktitë Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Ai shkruan se ky operacion do të vazhdojë dhe se do të pastrojnë të gjithë territorin e vendit, njësojë si vijën bregdetare.

“Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon operacionin “#BregdetiYnë”. Vetëm gjatë muajit shtator kur ky operacion rinisi pas sezonit veror, janë shembur mbi 60 objekte të ndërtuara pa leje apo në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë. Kush ka menduar se ishte thjesht një aksion, me siguri do të jetë zhgënjyer po aq sa ata që i ngritën këto objekte në shkelje të ligjit dhe tani duhet të përballen me pasojat. Do të pastrojmë të gjithë territorin e vendit, vijën bregdetare po e po siç nisëm në qershor, nga zaptuesit që duhet ta mësojnë njëherë e mirë se ka perënduar koha kur gjeje shesh e bëje përshesh nën hundën e shtetit. IKMT dhe Policia e Shtetit bashkë me institucionet e tjera po punojnë ndërkohë të evidentojnë objekte pa leje edhe në zonat e mbrojtura dhe akset rrugore kombëtare, të cilat do të shemben pa as më të voglin hezitim,” shkruan Çuçi.

Operacioni ‘Bregdeti ynë’ u shtri përgjatë muajve të verës, pas tragjedisë që ndodhi në Velipojë ku u vranë disa persona për truallin e plazhit. Pas pastrimit të zonës së bregdetit, operacioni pritet që në përfshihet në të gjithë territorin e vendit, për të prishur ndërtimet pa leje.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni bregdeti yne bledi çuçi bregdeti yne ikmt aksioni bregdeti yne bledi çuçi bregdeti yne ikmt

Sondazh

Poll