Politike

VD-“Unaza”, Salianji: Qeveri që prodhon skandale, aferë korruptive

14 Tetor 2021, 15:46 Nga DOSJA
VD-“Unaza”, Salianji: Qeveri që prodhon skandale, aferë

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka flur në lidhje me tendering për projektin e Unazës së Madhe. Nga foltorja e Kuvendit, gjatë seancës plenare të mbajtur sot, Salianji tha se fitoi kompani që kishte ofertën me 17.4 milionë euro më shumë. Deputeti i PD-së shtoi se qytetarët kanë humbur besimin se cilësia e jetës së tyre do të mund të përmirësohet këtu dhe ndaj ikin nga Shqipëria.

“Situata e rëndë ekonomike në të cilin ndodhen qytetarët shqiptarë, tregon se për shkak të papunësisë, të mungesës së të ardhurave, mungesës së shanseve të barabarta dhe pasigurisë këto vitet e fundit, qytetarët kanë humbur besimin se cilësia e jetës së tyre do të mund të përmirësohet këtu dhe ndaj ikin. Mbushja me këta njerëz të cilët janë makineri dhe nuk kanë as gojë të flasin, as llogari t’i kërkojnë do të tentohet që të heshtet mbi dhjetëra afera korruptive që përditë po e shkretojnë Shqipërinë. Urdhëroni sot, vetëm te Unaza 17.4 milionë euro fiton oferta më e shtrenjtë. Përpara dy ditësh OSHEE 10 milionë euro më shtrenjtë se sa çmimi i tregut. Përditë skandale korruptive të denoncuara sa nga opozita, sa nga media dhe sa nga qytetarët të cilët kanë cilësi mizerabël në shërbime, qoftë ato shëndetësore, qoftë ajo në arsim, qoftë në kushtet e papërballueshme të vendeve të punës Për sa kohë që ky ligj është bërë për t’i shërbyer një numri të vogël personash rrotull qeverisë ne do të votojmë pro dekretit të presidentit dhe kundër këtij ligji klientelist,”- tha Salianji.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ervin salianji seance plenare 14 tetor 2021 unaza e madhe edi rama ervin salianji seance plenare 14 tetor 2021 unaza e madhe

Sondazh

Poll