Aktualitet

Djegia e mandateve/ Rama: Ky Juventusi s’durohet më, kush është pas të djegë fanellat

18 Shkurt 2019, 18:38 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Rama: Ky Juventusi s’durohet më, kush

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e opozitës për të djegur mandatet.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama heq paralele mes sportit, konkretisht Juventusit e skuadrave të Seria A, me maxhorancën dhe opozitën.

“Ky Juventusi s’durohet më! Të anullohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha. Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para! Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve”, shkruan Rama.

Ky Juventusi s’durohet më!Të anullohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha.Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para!Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve.

— Edi Rama (@ediramaal) February 18, 2019

Deklaratës së Kryeministrit iu përgjigj deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili u shpreh se politika nuk është çështje topi dhe se Juventusi kur bleu ndeshjet ra nga kategoria. (Lexo dhe këtu)

Më pas kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh se Rama e ka mendjen tek hajdutlliqet. (Lexo dhe këtu)

Ditën e sotme grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe ai i Lëvizjes socialiste për Integrim, vendosën që të djegin mandatet, si rruga e vetme e përballjes me qeverinë. (Lexo dhe këtu)

Ky vendim erdhi pas protestës së 16 shkurtit, ndërsa opozita tha se pjesëmarrja masive e qytetarëve dhe vendosmëria e tyre kundër qeverisë, u diktoi atyre djegien e mandateve.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e mandateve te opozites edi rama ervin salianji juventusi djegia e mandateve te opozites edi rama ervin salianji juventusi

Sondazh

Poll