Sport

Jackson Martinez: “Jeta ime mes alkoolit, cigareve dhe gjërave të tjera…”

14 Tetor 2021, 17:08 Nga DOSJA
Jackson Martinez: “Jeta ime mes alkoolit, cigareve dhe gjërave

KOLUMBI – Shpërthimi në Porto me një ortek golash dhe kalimi te Atletico Madrid më 2015, parashikoi një të ardhme të ndritur për një lojtar si Jackson Martinez, i cili në vend të kësaj humbi gjatë rrugës. Së pari, duke shkuar në Kinë dhe më pas duke u zhdukur nga radarët e futbollit që vlen, deri në lamtumirën e tij në dhjetor 2020.

Në një intervistë të dhënë në Kolumbi, sulmuesi tregoi demonët që banonin në kokën e tij, derisa i besoi plotësisht Zotit: “Unë kisha një jetë plot epsh dhe plot mëkate, më pëlqente të mëkatoja sepse e shikoja si gjë normale, siç e bëjnë të gjithë,”- është shprehur ai.

“Ju nuk do ta shihni Zotin si gjithçka tuajin, pasi ai është e vetmja gjë që keni, kështu që mora vendimin të përqendrohesha tek ai. Disa miq që kisha, me të cilët shkoja në festa, më rrethonin me alkool, cigare dhe madje shumë gjëra të tjera”,– shton ish-sulmuesi i Portos, duke zbuluar kështu një pjesë të fshehtë të jetës së tij.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll