Sport

Ballotta: “Sfidë delikate. Strakosha? Me Muslera kam përjetuar situatë të ngjashme”

14 Tetor 2021, 16:48 Nga DOSJA

ITALI – Ish-portieri Marco Ballotta, që ka luajtur me Lazion nga ’97-‘2000 dhe 2005-2008, si dhe me Interin në sezonin 2000-2001, ka folur për takimin Lazio-Inter të së shtunës, si një ish i dyfishtë. Ja disa nga fjalët e tij ekskluzive, sidomos në marrëdhënien që është krijuar midis portierëve lacialë:

“Ne jemi vetëm në fillim të sezonit, por do të jetë një sfidë delikate. Nëse Lazio gjen një rezultat tjetër negative, do të kalonte pothuajse një krizë, ose në çdo rast mjedisi do të vuajë shumë. Interi do të kërkojë të fitojë për të qëndruar në krye. Do të jetë një garë e komplikuar, e bukur dhe me shumë aspekte. Pastaj është kthimi i Inzaghi…”.

Diçka për portierët. Gaboi Strakosha dhe më pas edhe Reina, pas një derbi të madh. Çfarë po ndodh? “Eshtë bërë një zgjedhje, titullar është Reina. Sipas mendimit tim, duhet të mbrohet kapitali i kompanisë që është Strakosha: kontrata skadon dhe edhe nëse dëshiron të largohet, ai mund të sjellë kapital në klub.

Gjithsesi unë do të provoja përsëri, braktisja është mëkat, atij i duhet besuar. Kam jetuar diçka të tillë me Musleran… nuk kisha pse të luaja, por ai nuk shkoi mire. Kështu që unë luajta për disa ndeshje, Muslera u përpoq përsëri dhe ai gaboi përsëri në fund të kampionatit. Vitin tjetër, Muslera u largua dhe bëri mirë, pasi ai edhe sot po luan. Nuk duhet humbur një kapital i klubit”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll