Politike

VD-Basha përcjell delegacionin amerikan: 3 çështjet që u diskutuan

14 Tetor 2021, 14:09 Nga DOSJA
VD-Basha përcjell delegacionin amerikan: 3 çështjet që u

TIRANË– Kryemodrati Lulzim Basha ka zbardhur temat mbi të cilat diskutoi me delegacionin e Senatit Amerikan. Në një deklaratë për mediat, pas takimit që nisi në orën 15:20, Basha tha se u diskutua mbi demokracinë në Shqipëri, situatën në Kosovë dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.


Kreu i Partisë Demokratike shtoi se është rënë dakort që të punohet në klimën e biznesit në vend, duke përfshirë këtu edhe kompani të mëdha private. Sipas kryedemokratit, autokratët e Ballkanit janë të vetmit fajtorë për mos integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Njëra ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqin në të cilin ndodhet në veçanti pas masakrës zgjedhore për të rikthyer Shqiërinën ë shinat e demokracisë. Përmes një vendi që është demokratik ku nuk goditet dhe burgoset i pamunduri por ndëshkohet politikani i korruptuar dhe bosi i korrupsioneve, të krijojmë një klimë investimesh. Çështja tjetër ka të bëjë me rajonin për situatën e provokuar nga miniszmi serb për të përforcuar për të ndalur kundërvënien e forcave joperëndimore, për stabilititetin paqen dhe ruajtjen e paqes në Kosovë dhe njohjen e këtij vendi. Miqtë u interesuan për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për mosfunksionin e krijuar nga autokratët e Ballkanit. Janë fajtorët e vetëm për harxhimin e kaq shumë shampanjë kur jemi jashtë Evropës,”- tha Basha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:1 orë takim me delegacionin nga Senati i SHBA, Basha: 3 çështjet që diskutuam

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike basha me senatin amerikan lulzim basha yuri kim basha me senatin amerikan lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll